Vehbi Kajtazi ka folur për letrat mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke sugjeruar se përmes gjuhës së përdorur, Kurti po lëshon sinjale për një mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas Kajtazit, në letrën e Kurtit, mund të lexohen sinjale të një mundësie për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës, një ide që deri tani është konsideruar e papranueshme për LVV-në.
“Letër këmbimet mes Kurtit dhe Abdixhikut. Ndërkohë unë mes leximit po shoh njëfarë dëshire të Kurtit për ta pas në koalicion PDK-në sepse ka një fjali në letrën e tij që thotë na nuk po dojmë me shku në koalicion me PDK-në. Nuk po shoh njëlloj rezistence goxha të ashpër sikur në fillim të PDK-së për një koalicion me LVV-në”, ka thënë Kajtazi në “VV Show”.
Deklarata e Kajtazit sugjeron se tani ka më shumë dyshime për mundësi të tillë, duke lënë të kuptohet se PDK nuk po i mban qëndrimet kaq të forta kundër një koalicioni me LVV-në, siç ka ndodhur më herët.
