Të fundit

LVV-në apo LDK-në – kënd do ta mbështesë PDK-ja në Viti?

23 për qind të votave që siguroi të dielën kandidati i Partisë Demokratike (PDK) në Komunën e Vitisë, Bekim Azizi, mund të jenë vendimtare në garën e balotazhit mes Sokol Halitit të Lidhjes Demokratike (LDK) dhe Arsim Ademit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Por, Dega e PDK-së në Viti nuk është pozicionuar ende për garën e raundit të dytë zgjedhor. Nuk ka vendosur as për marrëveshje koalicioni.

“Për momentin jemi pa qëndrim. Ne jemi në fazën e konsultimeve me njerëzit tanë”, ka thënë Bekim Azizi për Paparacin të enjten.

Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje do të garojë në balotazh kundër kryetarit të deritanishëm të Vitisë, Sokol Haliti.

Ademi siguroi 34.85 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtur të dielën, ndërkaq Haliti arriti të marrë 41.79 për qind të votave.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci