Të fundit

Kajtazi flet për kushte çnjerëzore në Hagë: Të paraburgosurit kanë mungesë ushqimi

Gazetari Vehbi Kajtazi vazhdimisht ka alarmuar për trajtimin çnjerëzor të të paraburgosurve në Hagë, përfshirë edhe figurat kyçe të luftës së UÇK-së.

Ai në “VV Show” deklaroi se atje ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut, duke theksuar se për të akuzuarit, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, mungon edhe ushqimi adekuat.

“Ka shumë vjet që alarmoj për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut në Hagë. Mënyra si trajtohen të paraburgosurit në Hagë është çnjerëzore. Kanë mungesë ushqimi, u shërbehet ushqim të tipit ushtarak, konzerva. U duhen para për të pasurit një troh mirëqenie aty në kushtet në të cilat ndodhen të akuzuarit përfshirë Thaçin, ish president i Kosovës”, tha Kajtazi.

Ai kritikoi heshtjen institucionale dhe mungesën e reagimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dhe kjo ka has në vesh të shurdhër, madje edhe PDK nuk është marrë shumë me këtë punë. Në raste të rralla janë marrë me këtë çështje, këtu po e përjashtoj marshin për drejtësi që ka qenë. Ndoshta marshi më i madh që është mbajt ndonjëherë në Kosovë, Prishtinë”.

Kajtazi paralajmëroi se mosreagimi ndaj kësaj situate mund të ketë pasoja të rënda për vendin dhe për të akuzuarit, duke përmendur rastin e Salih Mustafës, i cili është dënuar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Megjithatë po bëhen pesë vjet që njerëzit tanë, themeluesit e UÇK-së ndodhen në paraburgim dhe ne kemi mbet kështu duke prit. Hajt të shohim se çfarë po ndodh. Por të shohim se çfarë po ndodh, gjasat janë me ndodh diçka shumë e keqe për këtë vend. Pastaj edhe për ata. Sepse e kemi rastin e Salih Mustafës kur i shkelen drejtat në mënyrë flagrante dhe i aplikohet një denim në kundërshtim me konventat ndërkombëtare në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë ne vazhdojmë sërish me hesht edhe me prit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci