Të fundit

Pesë veprat penale për të cilat u arrestua ish-punonjësi i AKI-së

Një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me inicialet M.K, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara që kanë rrezikuar sigurinë e vendit.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka njoftuar se ish-punonjësi i AKI-së po dyshohet për pesë vepra penale.

M.K është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci