Të fundit

Kajtazi: Kurti erdhi në pushtet me dhunë dhe gjak dhe ashtu do që të largohet

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë një deklaratë alarmuese rreth qeverisjes së Vetëvendosjes dhe të kaluarës së saj politike.

Sipas tij, ky subjekt politik është rritur dhe ka ardhur në pushtet përmes veprimeve të dhunshme dhe përgjakshme dhe po përgatit terrenin për një dalje po aq të dhunshme.

“Vetëvendosja është rrit me protesta. Protestat kanë qenë të dhunshme. Të përgjakshme. Kanë humb jetën edhe njerëz. Janë sulmu institucionet në mënyra të ndryshme. Madje janë sulmu edhe me zollë, dhe kur i analizon une mendoj që ky subjekt politik ka ardh në pushtet me dhunë dhe gjak. Sepse nëpërmjet veprimeve është rrit dhe ka mbërri pastaj me votë. Nëse një subjekt politik vjen në pushtet në këtë mënyrë unë mendoj që nuk largohet më prej pushteti pa dhunë dhe gjak. Ai është duke e provoku një gjë të tillë”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Kajtazi thotë se Kurti se po e ndan shoqërinë në “të mirë” dhe “të këqij”, duke krijuar përçarje.

“Ai po do dhunë , ai po do me i nda tash pjesën e tij të pushtetit dhe njerëzit e ndershëm, dhe pastaj me i identifiku oligarkët dhe ne këndej që i përkrahim ata. Pra, po përpiqet edhe punëtorët që punojnë në këto kompani me iu thanë ju jeni të mire, por ata janë të këqij që ju shfrytëzojnë juve si skllevër, ndërkohë ata kanë xhipa, kanë jetë luksoze, kanë të gjitha këto. Sipas meje, jemi duke shku në një rrugë, qofsha i gabuar, që ky njeri nuk po do me lëshu pushtetin dhe po provokon dhunë me pas në shoqëri, në vend, në institucione që pastaj me u largu. Shpresoj që e kam gabim”, shtoi më tej.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci