Në emisionin me gazetarin Vehbi Kajtazi, analisti Visar Ymeri ka treguar disa prej mënyrave të komunikimit dhe organizimit që, sipas tij, janë përdorur nga Albin Kurti dhe një grup aktivistësh të afërt me të.
“Albin Kurti e ka ndërtu Lëvizjen edhe brenda Lëvizjes. E ka bo një grup të aktivistëve brenda, edhe i kanë bo si grup të mirë organizuar edhe i ka përdor ata si grup pastaj për me e luftu organet e zgjedhura ligjërisht e legalisht të Lëvizjes Vetëvendosje. Prej kryetarit e te sekretari, Dardan Molliqajt e të tjerë me radhë.”
Tutje, Ymeri tha se kjo është ndërtuar përmes një metode specifike:
“Edhe këtë e ka ndërtu përmes kësaj metode të thashethemeve.”
Ai shtoi se Kurti i udhëzonte aktivistët të mos identifikoheshin publikisht si pjesë e Lëvizjes:
“Albin Kurti ju thojke aktivistave, i këshillojke aktivistat p.sh. kur të flasin me njerëz në publik, jo domosdoshmërisht me u identifiku që unë jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, s’ki nevojë.
Po ti shkon ta zëmë flet me Visarin, ‘A e pe bre Vehbia mdoket kish vjedh shumë qaty’, kjo s’është e vërtetë, ti i thu sipas thashethemeve, Lëvizja nuk e merr përgjegjësinë se Lëvizja nuk e thotë atë.
A e thotë Lëvizja këtë në një konferencë për shtyp? Jo. Por e shpërndan si gënjeshtër. Nëse dhez, përfiton Lëvizja Vetëvendosje, nëse nuk dhez, nuk ka faj Lëvizja Vetëvendosje se nuk e ka thënë kjo.”
