Traileri i ri për filmin “Godzilla Minus Zero” shfaq pamje të ushtarëve duke hedhur një bombë bërthamore mbi përbindëshin Godzilla. Ky projekt është vazhdimi i drejtpërdrejtë i filmit japonez të vitit 2023, “Godzilla Minus One”, i cili fitoi çmimin Oscar për efektet më të mira vizuale.
Sipas përshkrimit zyrtar, ngjarjet e filmit zhvillohen në vitin 1949, dy vjet pas ngjarjeve të filmit të parë. Në këtë vazhdim, përbindëshi shfaqet më i madh se më parë dhe këtë herë objektivi i tij është qyteti i New York-ut.
Regjisori dhe skenaristi Takashi Yamazaki, i cili punoi edhe në filmin e parë, rikthehet për të udhëhequr këtë projekt. Aktorët Ryunosuke Kamiki, në rolin e ish-pilotit kamikaze, dhe Minami Hamabe, në rolin e bashkëshortes së tij, do të përsërisin rolet e tyre në këtë vazhdim.
Filmi i parë arriti të arkëtojë 116 milionë dollarë në mbarë botën, duke u shndërruar në filmin japonez më fitimprurës të kësaj serie dhe në publikimin e tretë më të madh në Japoni për vitin 2023.
Në ceremoninë e çmimeve Oscar të vitit 2023, “Godzilla Minus One” u bë filmi i parë jo-anglishtfolës që fitoi çmimin për efektet më të mira vizuale. “Godzilla Minus Zero” pritet të shfaqet në kinematë e Japonisë më 3 nëntor, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të publikohet më 6 nëntor.
Burimi: variety.com
