Të fundit

Hani i Elezit shkon në rivotim, reagon Rufki Suma

Kanidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar pasi PZAP-ja mori vendim që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Suma, të cilit iu pranua ankesa në PZAP se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik, ka thënë se gjatë rivotimit shpreson të mos ketë presione mbi votuesit ashtu siç ndodhi më 17 tetor.

“Është vendim i popullatës se a fitojë apo jo tash në rivotim. Unë vetëm shpresoj që të mos ketë presione dhe ndikim te votuesit”, ka thënë Suma për Koha.net.

Suma tutje deklaroi se kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, vizitoi të gjitha vendvotimet e Hanit të Elezit gjatë ditës së zgjedhjeve kinse në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor. Kryetari aktual i kësaj komune potencoi se një gjë e tillë nuk lejohet sipas ligjit.

“Ai vizitoi të gjitha vendvotimet kinse në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor. Sipas ligjit, nuk lejohet që një kandidat për kryetar apo për asamble të vizitojë vendvotimet e tjera, përveç aty ku duhet të votojë vetë”, shtoi tutje Suma.

Në zgjedhjet 17 tetorit, Ballazhi i PDK-së doli fitues me 50.98 për qind të votave të përgjithshme, ndërsa Suma i dyti me 42.47 për qind të votave. Suma është në krye të Hanit të Elezit që nga viti 2007.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci