Të fundit

BMW-ja prezanton veturën që ndërron ngjyrat

Prodhuesi gjerman i veturave, BMW, ka zbuluar llojin më të ri të veturës.

Nëse nuk keni vendosur ende për ngjyrën e veturës suaj të ardhshme BMW ka gjetur zgjidhjen dhe gjitha kjo falë teknologjisë iX Flow tërësisht elektrike, që ndryshon ngjyrën e zezë në të bardhë vetëm me shtypjen e një butoni.

Veshja sipërfaqësore e BMW iX Flow me ngjyrë E përmban miliona mikrokapsula, me një diametër të barabartë me trashësinë e një floku të njeriut.

Secila nga këto mikrokapsula përmban pigmente të bardha të ngarkuara negativisht dhe pigmente të zeza të ngarkuara pozitivisht.

Në varësi të cilësimit të zgjedhur, stimulimi me anë të një fushe elektrike bën që pigmentet e bardha ose të zeza të grumbullohen në sipërfaqen e mikrokapsulës, duke i dhënë veturës ngjyrën e dëshiruar.

Krahas përfitimeve estetike, ndryshimi i ngjyrës së makinës mund të përdoret gjithashtu edhe për disa funksione të tjera, shpjeguan projektuesit.

Në të ardhmen, e njëjta teknologji mund të aplikohet edhe në brendësi të modeleve të reja të BMW-së, duke i lejuar drejtuesit të ndryshojnë edhe ngjyrën e brendshme të makinës së tyre.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci