Të fundit

Presidentja Osmani takohet me zyrtarin e BE-së, merr mbështetje për vettingun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec, i cili ka shprehur pëlqimin e BE-së për vetingun.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takimin me Makovec, Presidentja Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete për Kosovën.

Sundimi i ligjit, sipas Presidentes Osmani mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë, përfshirë integrimin në BE.

Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

“Në takim me zyrtarin e BE-së, Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret, dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Presidentja Osmani është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci