Të fundit

Kajtazi: Avni Dehari është peng i Kurtit, pushteti e shtyu Astritin drejt vetëvrasjes

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit për konstituimin e Kuvendit, është dashur të përfshijë edhe çështjen e lirimit të Avni Deharit, të cilin e cilësoi si “peng i Albin Kurtit”.

Sipas tij, Avni Dehari mbahet në “burg” si pasojë e manipulimeve të pushtetit aktual.

“Gjykata Kushtetuese mirë u kanë me thanë edhe një pikë. Avni Dehari me u liru. Ai është peng. Peng i Albin Kurtit. E manipulon, e mban aty me çdo kusht. Po flasim për një person që është i burgosur në kuadër të këtij regjimi të Albin Kurtit. Në aktgjykim shkruan që Avni Dehari e ka shkel Kushtetutën. Natyrisht i shtyer prej Kurtit se vet ndoshta nuk e kish bo”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai e lidhi drejtpërdrejt këtë situatë me rastin tragjik të Astrit Deharit, djalit të Avniut, i cili vdiq në burgun e Prizrenit në vitin 2016.

“Ky regjim e ka shty djalin e tij me ba vetëvrasje. E qysh mundet me prit dikush prej Avni Deharit që e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që në fund të fundit e ka në letër e ndërkohë djali i tij ka bë vetëvrasje e këta e kanë shty”, u shpreh Kajtazi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci