Të fundit

OSCE lavdëron Policinë pasi arrestuan të dyshuarit që i thyen xhamat serbes në Pejë

Misioni i OSCE-së në Kosovë ka lavdëruar Policinë e Kosovës pasi këta të fundit arrestuan të dyshuarit që thyen xhamat e shtëpisë së një serbeje në Pejë.

OSCE në komunikatë thotë se Policia bëri punë të mirë për të “mbrojtur të pambrojturit në komunitetin tonë”.

Të dyshuarit kishin thyer xhamat e Romana Ljubiq, shtetase kosovare e nacionalitetit serb.

“E përgëzojmë Policinë e Kosovës në Pejë për kapjen e atyre që gjuajtën me gurë shtëpinë e serbës së Kosovës Romana Ljubiq, duke ia thyer dritaret”, thuhet në komunikatë.

“E rëndësishme për të trajtuar delikuencën dhe për të respektuar të pambrojturit në komunitetin tonë”, thuhet në komunikatën e OSCE-së.

Video nga Paradoks

"Ky veç po u jep peshqi": Pse populli po vazhdon ta zgjedh VV-në? Doarsa flet për sondazhet - "Nesër me shku n'zgjedhje jemi gati"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci