Të fundit

Kandidatja e Nismës gjurmon votën që ia dha vetvetes, por nuk e gjen në KQZ

Kandidates së Nismës për Kosovën, Lejla Rama–Gashi, në FRK nuk i figuron as vota e saj që e ka vënë për veten.

Rama–Gashi ishte kandidate për asamble të Prishtinës nga subjekti politik NISMA, dhe mbante numrin 3 në listë, por pikërisht në vendvotimin ku ajo ka votuar nuk i figuron asnjë votë sipas FRK-së së dorëzuar në KQZ.

Ajo, me anë të një shkrimi në Facebook ka ngritur dyshime se janë bërë devijime gjatë numërimit të votave pasi ajo ka votuar vet në këtë qendër votimi dhe është e sigurt se së paku ajo vetveten e ka votuar, nëse jo edhe familjarë e përkrahës të tjerë.

“Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë”, ka thënë ajo.

Është raportuar edhe për raste të tjera të keqpërdorimit të votave dhe prekjes së vullnetit të qytetarëve në dëm të disa kandidatëve, duke favorizuar disa të tjerë brenda subjekteve të njëjta.

Një nga ato raste ishte edhe dyshimi se në Podujevë janë bartur votat e kandidatëve të LDK-së, ku një kandidati nga ky subjekt i ishin pakuar votat, e një tjetri i shin shtuar ato, raporton Infokus.

Rama – Gashi ka deklaruar se do ta ngris zërin për këtë parregullsi, duke u zotuar se deri në fund do të ndjekë rrugët ligjore me anë të ankesës, që vullneti qytetar të zbatohet i pa cënuar.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci