Të fundit

Skandali i madh i presidentes Osmani, pamjet e Paparacit tregojnë të vërtetën

Me dy automjete, njëra e blinduar, presidentja Vjosa Osmani dërgon dy vajzat e saj në shkollë. Dy automjetet qëndrojnë para shkollës gjatë tërë ditës.

Të paktën dy pjesëtarë të rojës së afërt qëndrojnë për të ruajtur të bijat e presidentes.

Dhjetëra prindër kanë treguar se ata pengohen nga mbrojtja e afërt e Osmanit prej parkingut të veturave, brenda shkollës e deri te klasa sepse dy pjesëtarët e mbrojtjes së afërt qëndrojnë edhe brenda klasës deri në përfundimin e orëve mësimore.

Presidentja shkollon vajzat në shkollën private ku një vit kushton 7 mijë euro për një nxënës. Kjo do të thotë se Osmani shpenzon 14 mijë euro për shkollimin e tyre për një vit.

Ky ka qenë edhe qëllimi i storjes së Paparacit. Në pamjet, për të cilat u arrestua kameramani i Paparacit, Jetmir Muji nuk shihen askund vajzat e presidentes. Incizimi i tyre nuk ka qenë kurrë synimi i mediumit.

Pamjet që po shihni tani, janë të pa edituara. ia parë edhe mbrojtja e afërt e presidentes dhe Policia e Kosovës.

Pamjet konfirmojnë se presidentja nuk e ka thënë të vërtetën në postimin e saj plot vrerë ndaj mediave. Madje, ka thelluar edhe më shumë skandalin që e ka nisur vetë.

Ka thënë se i ka larguar vajzat nga shkolla publike “Ismail Qemali” për shkak të problemeve me kanalizime, ndërprerje të ujit, mungesë të rrymës e ngrohjes, bllokimin e tualeteve. Presidentja ka heshtur për këto probleme të shkollës. Ka heshtur se shkolla ishte e ngarkuar me 4 mijë nxënës e rreth 40 nxënës brenda një klase. Ka heshtur kur janë konfiskuar mjete të rrezikshme nga disa nxënës.

Mirëpo në vend të adresimit të këtyre problemeve, presidentja vendosi t’i largojë vajzat nga shkolla publike. Prapa i la mijëra nxënës të tjerë, me të njëjtat probleme, të cilat dolën në dritë tek javën e kaluar kur shqetësimet i ngritën prindërit e tjerë.

Në postimin kundër mediave, presidentja ka pretenduar se imazhet dhe incizimet e paautorizuara të fëmijëve në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme. Ka shkuar në ekstrem duke folur edhe për kanosje e kidnapime. Në pamjet e Paparacit, askund nuk shihen fëmijët. Përveç dy automjeteve të rojës së afërt. Njëri i blinduar.

Presidentja ka shkuar më tej. Ka pranuar se gazetarët janë mbikëqyrur nga institucionet e sigurisë.

Krejt në fund ka hequr përgjegjësinë nga vetja në lidhje me problemet e shumta në sistemin arsimor publik të vendit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci