Të fundit

Kajtazi thotë se Kurti synon t’i mposhtë politikisht partitë opozitare

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye politike për t’u takuar me partitë opozitare në Kosovë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi ka thënë se mungesa e një agjende të përbashkët e bën të panevojshëm çdo takim mes pushtetit dhe opozitës.

Sipas tij, situata politike nuk krijon hapësirë për bashkëpunim ndërpartiak në këtë fazë, për shkak të dallimeve të theksuara mes tyre.

Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye të vetme me fol me këto subjekte politike opozitare. Qëllimi i vetëm i Albin Kurtit është e kam thënë disa herë, është me i mujt. Ai nuk e konsideron fitore, ai e konsideron mundje se e njëjta gjë varet qysh e interpreton zotëri Kurti. Ka qëllim këta me i qit për tokë, me i palavit që thonte Mefi i nderuar”.
Sipas Kajtazit, partitë politike opozitare aktualisht kanë “halle” të tjera, ndërsa përmendi edhe, siç e cilësoi ai, “luftën e brendshme të LDK-së”./Klankosova.tv

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci