Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale, votimi për të cilat është hapur sot, më 17 shtator 2025.
Shehu u është drejtuar mërgimtarëve junikas duke i cilësuar si “fuqia e vërtetë e Junikut”. Ai tha se me përkrahjen e tyre, këtë herë LDK synon të fitojë pa balotazh.
“Ju lutem të gjithëve që jeni regjistruar si votues, të votoni dhe të vendosni për fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme. Vota juaj do të jetë vendimtare në këto zgjedhje,” u shpreh Shehu.
Kandidati i LDK-së theksoi se angazhimi i mërgatës në procesin zgjedhor është thelbësor për të ardhmen e komunës.
