Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi shprehet i lumtur që bizneset atje po marrin hov përditë e më shumë.
Idrizi që synon të fitojë edhe një mandat, vizitoi një fabrikë ku thotë se bizneset e tilla janë dëshmi të qarta që Vushtrria është në rrugë të mbarë dhe përkrahjen për ta do ta vazhdojmë me prioritet
“Jam i lumtur që bizneset e Vushtrrisë po marrin hov përditë e më shumë.
Sot vizitova fabrikën “BE Commerce”, që merret me prodhim të biskotave dhe së bashku me pronarin e saj, Esat Abazi, i cili na mirëpriti, pamë nga afër punën dhe investimet e bëra. 🍪 Bizneset e tilla janë dëshmi të qarta që Vushtrria është në rrugë të mbarë dhe përkrahjen për ta do ta vazhdojmë me prioritet”, shkruan ai.
