Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se ndryshimi i kryeqytetit i do edhe katër vjet tjera për një të ardhme më të mirë.
Ai thotë se sot në Prishtinë ndryshimi për të mirë është i prekshëm, është përtej fjalëve, është punë reale e konkrete në secilën fushë e çdo lagje.
“Transformimi po ndodh me ndërtimin e arterieve kryesore, unaza e brendshme, lidhja e rrugës B me rrugën A dhe rrugës A me Veternikun e ishulli urban. Kurse të gjithë munden me lëvizë me biletë të integrume ku tkanë qejf”.
“Ndryshimi i do 4 vjet tjera dashni e përkushtim për një të ardhme përtej asaj që jemi mësu”, thotë Rama në një video të publikuar.
