Të fundit

Bordi i Drejtorëve emëron Kastriot Bllacën u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”

Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 18.09.2025, ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes, z. Kastriot Bllaca.

Z. Bllaca ka një përvojë të gjatë dhe të çmuar në NP “Termokos”, ku ndër vite ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjes.

Përvoja e tij shumëvjeçare dhe njohja e thellë me sfidat dhe potencialet e ndërmarrjes përbëjnë një bazë të fortë për të udhëhequr projektet kapitale zhvillimore, që synojnë rritjen e efikasitetit, zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës.

NP “Termokos” me mbi pesë dekada funksionim, ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm, veçanërisht pas realizimit të Projektit të kogjenerimit, i cili ka shërbyer si pikënisje për investime të mëtejshme strategjike. Ndër projektet më të rëndësishme janë: Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, projekti “Prishtina HeatSave” si dhe ato në proces realizimi si “Solar 4Kosovo” dhe Projekti për dyfishimin e kapaciteteve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci