Të fundit

LDK në Lipjan denoncon shpërndarjen e fletushkave anonime me gjuhë urrejtjeje ndaj Imri Ahmetit

Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan njofton se ka paraqitur sot denoncimin zyrtar në organet kompetente, me kërkesë për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes, shpifje dhe denigrim ndaj personalitetit të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti.

LDK dega në Lipjan thekson se kjo praktikë e ulët politike, që synon dëmtimin e imazhit të kryetarit dhe të institucionit, përbën jo vetëm shkelje të normave demokratike e shoqërore, por edhe vepër të dënueshme ligjërisht.

“Hapa të njëjtë do të ndërmerren dhe  do të ndiqen në mënyrë të rregullt dhe zyrtare nga organet e rendit dhe drejtësisë edhe personat përgjegjës për hapjen e profileve dhe llogarive në rrjete sociale që merret me shpifje, fyerje dhe prodhim të propagandës me qëllim të denigrues.

LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci