Të fundit

Regjisori Nader Saeivar prezanton dramën “Hijamat” në Festivalin e Karlovy Vary

Regjisori iranian Nader Saeivar, i cili bashkëpunon me Jafar Panahin që nga viti 2017, do të prezantojë në Festivalin e Filmit në Karlovy Vary dramën “Hijamat”. Filmi zhvillohet në Berlin dhe trajton historinë e një burri të quajtur Karam, marrëdhënia e fshehtë romantike e të cilit me një burrë tjetër shkakton tronditje brenda familjes së tij myslimane.

Saeivar, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në Festivalin e Kanës në vitin 2018 për filmin “3 Faces” të Panahit, është i njohur për punën e tij në kinemanë iraniane. Debutimi i tij si regjisor erdhi në vitin 2020 me filmin “Namo”, ndërsa filmi i tij i dytë, “No End”, u shfaq në Busan. Filmi i tij më i fundit, “The Witness” (2024), fitoi çmimin e publikut në Festivalin e Filmit në Venecia.

“Hijamat” është filmi i katërt i Saeivarit dhe i pari i xhiruar jashtë Iranit. Në këtë projekt marrin pjesë aktorët Kida Khodr Ramadan, Moritz Bleibtreu dhe Nastassja Kinski. Titulli i filmit i referohet terapisë tradicionale të mjekësisë iraniane, e njohur si “wet cupping”, e cila përdoret nga regjisori si metaforë për nevojën e ndryshimit të pikëpamjeve të vjetra dhe të tejkaluara.

Saeivar, i cili jeton në Berlin prej rreth një viti e gjysmë, sqaron se nuk është në ekzil, por pranon se kthimi në Iran mund të sjellë konfiskimin e pasaportës së tij. Ai thekson se shumë kineastë iranianë përballen me vështirësi të ngjashme, duke përfshirë Jafar Panahin, i cili aktualisht është i angazhuar në procese gjyqësore për të rimarrë pasaportën e tij.

Bashkëpunimi me Panahin ka qenë i vazhdueshëm gjatë gjithë procesit të krijimit të filmit. Saeivar tregon se dyshja e shkroi skenarin në distancë dhe punoi së bashku në montazh sa herë që Panahi udhëtonte drejt Berlinit. Regjisori shprehet se përmes këtij filmi synon të trajtojë barrierat brenda shoqërisë myslimane, duke përdorur temën e homoseksualitetit si një mënyrë për të sfiduar këto kufizime.

Burimi: variety.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci