Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar sot një takim në fabrikën “Grid Group”, të udhëhequr nga biznesmeni Visar Alidema.
Kompania gjilanase merret me prodhimin e materialeve për ndërtimtari dhe rrjeta fasaduese, duke arritur të prezantohet edhe në panairin prestigjioz New York Build në SHBA.
Ismajli e ka cilësuar “Grid Group”-in si një ambasador të qytetit dhe të Kosovës në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se sukseset e tilla dëshmojnë potencialin e Gjilanit për zhvillim dhe inovacion.
“Bizneset gjilanase janë garancia më e madhe se qyteti ynë ka vizion dhe kapacitet për t’u shndërruar në një qendër të inovacionit. Së bashku do ta bëjmë Gjilanin një histori suksesi,” u shpreh Ismajli gjatë vizitës.
Ai falënderoi për mikpritjen drejtorin e kompanisë, Visar Alidema, duke u zotuar se qeverisja e tij do të mbështesë fuqishëm bizneset vendore.
“Qeverisja e ardhshme do të jetë pranë politikave të mirëfillta për zhvillimin e bizneseve tona, në çdo orë e në çdo çast,” tha Ismajli.
