Të fundit

Agim Aliu bën homazhe për 27 vjetorin e betejës të UÇK-së, Epopesë të Jezercit

Kryetari i Ferzajit, Agim Aliu, ka bërë homazhe për nderë të 27 vjetorit të betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë së Jezercit si dhe për 1 vjetorin e kalimit në amshim të Gjeneralit të vetëm, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Në një postim në Facebook, Aliu tha se nderuan kujtimin, sakrificën, veprën sublime për atdhe të Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt.

Postimi i plotë:

Në 28 Shtatorin e lavdisë e krenarisë kombëtare, përvjetori i 27-të i betejës heroike e të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë së Jezercit si dhe në 1 vjetorin e kalimit në amshim të Gjeneralit të vetëm e lavdiplotë të Ferizajt, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të papërsëritshmit dalzotës të atdheut, mikut tonë të çmuar, Gjeneral Imri Ilazi – Komandant Ferri, me homazhe e akademi përkujtimore nderuam kujtimin, sakrificën, veprën sublime për atdhe të Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt si dhe Gjeneralit Imri Imazi – vepra e të cilit flet zëshëm në historinë tonë të lirisë duke frymëzuar sot e sa të jetë jeta ndër breza, për guximin e sakrificën, heroizmin e lavdinë, shtigjeve tona drejt lirisë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi sa të jetë jeta, veprës heroike të Gjeneralit të Ferizajt, Gjeneral Imri Ilazit – Komandant Ferri!

Liria jonë – Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci