Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka shpërndarë një mesazh nga Stantërgu, vendi ku, sipas tij, ka marrë mësimet më të rëndësishme të jetës.
“Sonte në Stantërg, këtu ku i mora mësimet më të rëndësishme të jetës: ta mbaj fjalën, të punoj me nder dhe ta dua vendlindjen time, qytetin tim. Çdo kujtim këtu është forcë për të ecur përpara. Rrënjët kurrë nuk i harroj. E di nga vij dhe e di ku dua të shkoj së bashku me ju!”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij.
Ai ka shtuar se është i gatshëm të iu shërbejë qytetarëve me përkushtim.

