Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Samadrexhë, ku u mirëprit me mbështetje të madhe nga qytetarët. Ai e cilësoi këtë takim si dëshmi të besimit dhe përkrahjes që është ndërtuar ndër vite me punë e përkushtim.
Gjatë tubimit, Idrizi foli për projektet e realizuara gjatë mandatit të kaluar dhe ndau me banorët vizionin e tij për mandatin e ardhshëm, duke theksuar se zhvillimi do të jetë i pranishëm në çdo cep të komunës.
“Me përkushtim, transparencë dhe punë të palodhshme, do të vazhdojmë ta sjellim zhvillimin në çdo lagje e çdo fshat të Vushtrrisë,” u shpreh ai.
Idrizi premtoi se projektet transformuese për komunën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimin e infrastrukturës në të gjitha zonat.
