Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanajt ka shpalosur planin e tij për të rinjtë e komunës.
Ai shprehet se beson në energjinë dhe idetë e tyre teksa zotohet për investim në hapësira për start-up, freelancerë dhe qendra inovacioni që e kthejnë kreativitetin në zhvillim real.
“Prizreni ka energjinë dhe idetë e të rinjve! 🧡
Unë besoj se çdo ide e tyre mund të shndërrohet në një biznes të qëndrueshëm – nëse ka përkrahjen e duhur.
Prandaj, do të investoj në hapësira për start-up, freelancerë dhe qendra inovacioni që e kthejnë kreativitetin në zhvillim real për qytetin tonë.
Koha është për një Prizren që u jep krahë ëndrrave të reja!”, tha ai.
