Dega e dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK) në Prishtinë, ka bërë thirrje që të votohet kandidatja për asmable, Jeta Rafuna.
Rafuna ka ushtruar pozitën e Shefes së Grupit të Asambleistëve të LDK-së dhe është nënkryetare e Degës së Dytë të LDK-së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Postimi:
Jeta Rafuna – me profesion juriste, është asambleiste e Kuvendit Komunal prej dy mandatesh.
Në këtë mandat ka ushtruar pozitën e Shefes së Grupit të Asambleistëve të LDK-së. Është aksionare në Ndërmarrjen Publike Termokos, nënkryetare e Degës së Dytë të LDK-së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në këto zgjedhje, Jeta Rafuna rikandidon me numër 7 në listën komunale të LDK-së.
Ju ftojmë ta përkrahni!
