Të fundit

Arbër Ismajli fton qytetarët në tubimin qëndror më 8 tetor në bulevardin “Ibrahim Rugova”

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se tubimi qëndror i fushatës së tij do të mbahet më 8 tetor në bulevardin “Ibrahim Rugova”.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftoj se tubimi qëndror do të mbahet më 8 tetor në Bulevardin ‘Ibrahim Rugova’. Ne ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim madhështor, të tregojmë fuqinë e qytetarëve të vendosur dhe të bashkuar për një Gjilan të ri”, ka shkruar Ismajli.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në komunë, duke shtuar se vetëm së bashku mund të arrihet fitorja.

“Bashkë mund ta sjellim ndryshimin që e meritojmë. 🫶🏼 Bashkë për fitore!”, përfundon postimi i tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci