Të fundit

Alban Hyseni: Komuna e rikthyer në binarë të shëndoshë financiarë – mbi 17 milionë euro borxhe të paguara

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur përmes një postimi se gjatë katër viteve të fundit, komuna ka arritur të paguajë mbi 17 milionë euro borxhe të trashëguara nga administratat e mëparshme. Ai theksoi se aktualisht kanë mbetur edhe 11 milionë euro për t’u shlyer, ndërsa menaxhimi financiar është përmirësuar ndjeshëm.

“Në katër vjet kemi treguar menaxhim të mirë financiar, duke e rikthyer komunën në binarë të shëndoshë dhe të aftë për projekte të reja zhvillimore,” shkroi Hyseni.

Ai premtoi se pas datës 12 tetor, nëse mandati i tij rinovohet, do të vazhdojë me disiplinë financiare dhe investime të reja për qytetin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci