Kandidati i PDK-së dhe njëherit kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka takuar mësimdhënësit e qytetit në një pritje madhështore nga ta.
Ai ka thënë se para tyre është zotuar se do të vazhdojë angazhimin për arsimin në mandatin e dytë.
Shkrimi i plotë:
Takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë. Pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm dhe më dëshmoi se çdo investim që kemi bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.
Para tyre u zotova se përkushtimi ynë për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin tonë të ri, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë nis pikërisht nga shkolla.
Faleminderit që më keni nderuar me prezencën tuaj!




