Muaji Tetor, i njohur si Muaji Rozë, është periudha e dedikuar përrritjen e vetëdijes ndaj kancerit të gjirit.
Në këtë muaj, vëmendja e gjithë botës shkon te parandalimi, kontrollii hershëm dhe fuqizimi i grave për të marrë kujdesin e nevojshëm përshëndetin e tyre.
Petrol Company, si një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, e njeh rëndësinë e kësaj kauze dhe bashkohet fuqishëm me mesazhin e vetëdijesimit. Në këtë vit, stafi i grave nga Petrol Company është bërëzëri kryesor i këtij angazhimi. Me energjinë, përkushtimin dheshembullin e tyre, ato përfaqësojnë forcën dhe guximin që çdo gruabart brenda vetes.
Fuqia e grave qëndron në unitet dhe në kujdesin për njëra-tjetrën; një energji që bëhet edhe më e madhe kur kthehet nëkujdes për të gjithë shoqërinë.
Petrol Company beson se një kompani nuk matet vetëm me suksesinekonomik, por edhe me ndikimin që krijon në shoqëri. Prandaj, gjatëmuajit Rozë, i bashkohet fushatës globale për të inkurajuar të gjithagratë dhe vajzat, që të bëjnë kontrollet e rregullta, të informohen dhetë mos e lënë për nesër kujdesin ndaj shëndetit. Sigurimi shëndetësor iofruar nga kompania u mundëson të gjitha grave që punojnë aty tëkujdesen në mënyrë të vazhdueshme për shëndetin e tyre gjatë gjithëvitit.
Me moton e përditshme për kujdes dhe përgjegjësi, kompania e shehkëtë muaj si një mundësi për të ngritur zërin, për të mbështetur dhe përtë motivuar çdo grua në rrugën e saj drejt shëndetit dhe forcës.

