Të premten, kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka takuar fermerët e qytetit.
Ai tha se “fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë”.
“Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale. Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve”, shkroi Idrizi.
Subvencionet që premton Ferit Idrizi:
– Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi 🥛
– Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve 🐝
– Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi 🐑
– 50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore 💧
– Subvencionimi i bimëve aromatike 🌿
– Subvencionimi i plehrave 🌱
– Subvencionimi i serave 0.5 dhe 1 ari 🫑🍅
– Makineri bujqësore 🚜
