Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar projektin “STORK”.
Rama ka bërë të ditur se tash, pacienti nuk humb kohë në emergjenca, por shkon drejt në klinikën e Neurologjisë, në afat rekord.
“Për herë të parë, urgjenca e kryeqytetit ka nisur programin “STROK”. Pacienti nuk humb kohë nëpër emergjenca, shkon drejt në klinikën e neurologjisë në kohë rekorde” ka shkruar Rama.
“Prishtina përtej pritjeve që kushtojnë me jetë”, tha ai.
Prishtina nuk pret, Prishtina është ndjenjë: Përparim Rama njofton se festivali UNUM vjen në kryeqytet
Festivali i njohur UNUM, pritet të mbahet edhe në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Prishtina nuk pret. Prishtina është ndjenjë. Tash edhe një super lajm. UNUM nis udhëtimin prej detit dhe zbarkon në Prishtinë”, tha Rama.
