Kryetari aktual i Istogut, Ilir Ferati, është pritur nga një numër i madh i qytetarëve në fshatin Dubravë të kësaj komune.
Ferati i ka falënderuar të gjithë simpatizantët e tij për përkrahjen e vazhdueshme.
“Dubrava mbrëmë na priti për të na dhënë përkrahjen e saj për fitoren tonë të përbashkët më 12 tetor. Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në postimin e tij.
