Kandidati për Asamble Komunale të Prishtinës nga PDK-ja, Andi Belegu ka theksuar se gara aktuale nuk ka të bëjë me parti, por me qytetin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Ai ka bërë thirrje për një Prishtinë më të pastër, më të ndriçuar dhe më të gjelbër, ku fëmijët të kenë parqe e prindërit rrugë të sigurta, duke theksuar se “koha për ta kthyer Prishtinën në duart tona është tani”.
Postimi i tij:
Prishtina është shtëpia jonë.
Por a ndjehemi si në shtëpi kur rrugët janë të errëta, ajri i ndotur, dhe lagjet e mbuluar me beton e bërllok?
E di që shumë prej jush jeni të pavendosur. E di që jeni të lodhur nga fjalët.
Gara e tanishme nuk ka të bëjë me parti, është për qytetin.
Për fëmijët tanë që meritojnë parqe, për prindërit që duan të ecin të sigurt, për secilin prej nesh që do një Prishtinë që nuk të lodh por të jep jetë.
Koha për ta kthyer Prishtinën në duart tona është tani.
