Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka mbajtur një tubim të madh në Magure.
Ai ka thënë se Magura, qyteza e minatorëve u bë epiqendër e fitores së LDK-së.
Postimi i tij:
Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës.
Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni.
Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme!
Faleminderit Magurë!
