Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mrika Krasniqi Shala, me numër 6 në listën fituese, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 12 tetorit, duke theksuar se prioriteti i saj kryesor do të jetë fuqizimi i gruas gjilanase.
“Angazhimi im politik dhe shoqëror ka një qëllim të qartë: fuqizimin e gruas, rritjen e përfaqësimit të saj dhe mbështetjen e saj në çdo fushë të jetës – në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe vendimmarrje,” ka deklaruar Krasniqi Shala.
Ajo ka theksuar se gratë e Gjilanit meritojnë më shumë hapësirë, përkrahje dhe mundësi për të kontribuar me dinjitet në zhvillimin e qytetit. “Me përkushtim e transparencë do të punoj që zëri i grave të dëgjohet dhe të kthehet në vendime konkrete që përmirësojnë jetën e secilës prej tyre,” shtoi ajo.
Në përfundim, Krasniqi Shala ka ftuar qytetarët ta përkrahin me votë në zgjedhjet komunale:
“Bashkë, më 12 tetor, ju ftoj të më përkrahni me votën tuaj për një Gjilan më të drejtë, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirës.”
✅ Mrika Krasniqi Shala – Nr. 6 në listën e PDK për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Posted by Gazeta Paparaci on Sunday, October 5, 2025
