Të fundit

Mbështetje e madhe qytetare për Ferit Idrizin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai së bashku me kandidatin për Asamblenë Komunale, Blerim Ibrahimi, kanë zhvilluar takime me banorë, ku kanë diskutuar për projektet transformuese që pritet të realizohen në qytet, me theks të veçantë tek investimet në rini dhe arsim.

“Sot bashkë me kandidatin shembullor për Asamble, Blerim Ibrahimi, takuam qytetarë të shumtë dhe biseduam për projektet transformuese të qytetit, investimet në rini dhe arsim. Diskutuam gjithashtu për planet e mandatit të ardhshëm, një program gjithëpërfshirës ku qytetari është gjithmonë në qendër. Faleminderit secilit qytetar për mikpritjen e ngrohtë që po na ofroni kudo!”, ka shkruar Idrizi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci