Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, beson se do të dalë fitues në zgjedhje pa balotazh.
Osmani po pritet me entuziasëm nga banorët e Fushë Kosovës.
Të dielën një numër i madh nga fshati Vragoli i ofruan përkrahje për zgjedhje.
“Foli Vragolia – Pa balotazh! Faleminderit nga zemra për përkrahjen masive dhe besimin e madh!
Energjia dhe vendosmëria juaj po e bëjnë të qartë: fitorja po vjen që në raundin e parë! LDK, 113”, thuhet në postimin e tij.
