Të fundit

Arian Tahiri: Mitrovica do të pasurohet me muzeun e ri të historisë së qytetit

Mitrovica pritet të bëhet me një muze të ri kushtuar historisë së qytetit, një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur Arian Tahiri përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka theksuar rolin që do të ketë ky institucion në jetën kulturore dhe historike të qytetit.

“Në muzeun e Shashivar Begut ruhen mbi 600 artefakte të çmuara nga epoka të ndryshme. Së shpejti, Mitrovica do të pasurohet edhe me muzeun e historisë së qytetit, ku kujtesa, dhimbja dhe krenaria jonë do të gjejnë vend,” ka shkruar Tahiri.

Ai gjithashtu shton se muzeu do të ofrojë një përvojë të veçantë për çdo vizitor:
“Për çdo vizitor, ky muze do të jetë pasqyrë e qetë e së kaluarës, reflektim për të tashmen dhe frymëzim për të ardhmen.”

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci