Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani, ka shprehur mbështetjen e tij për kryetarin aktual të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar Ahmetin si “fitues absolut” dhe “kampion” të këtyre zgjedhjeve, duke theksuar përgjegjësinë dhe vizionin e tij për të udhëhequr komunën në të mirën e qytetarëve.
“Imri AHMETI – Kampioni, është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Ai është njeri i përgjegjshëm ndaj besimit që i jep populli, ai ka një vizion të qartë për të menaxhuar komunën në të mirën e qytetarëve të Lipjanit”, ka shkruar Osmani.
