Të fundit

Arbër Ismajli viziton bizneset: Shembull i vërtetë i punës, i disiplinës dhe i besimit në prodhimin vendor

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Burim Elezi, kanë zhvilluar një vizitë në ndërmarrjen “RENOVA” në Gjilan.

Ismajli tha se “RENOVA” është një ndër bizneset më të qëndrueshme në komunë, që prej vitesh merret me prodhimin e stiroporit, ngjyrave dhe materialeve ndërtimore.

“Ishte kënaqësi me pa nga afër punën serioze të tyre, rregullin dhe përkushtimin që ky ekip e ka në çdo detaj. ‘RENOVA’ është shembull i vërtetë i punës, i disiplinës dhe i besimit në prodhimin vendor”, ka shkruar Ismajli në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se biznese të tilla janë dëshmi se përparimi dhe suksesi arrihen me mund, djersë dhe vizion.

“Në rrugën tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar, biznese si ‘RENOVA’ do të jenë gjithmonë pjesë e përparimit dhe bashkëpunimit tonë të mirëfilltë. Bashkë, ecim për fitore!”, ka theksuar më tej Ismajli.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci