Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu, ka vizituar mbrëmë familjen e Ardian Malokut, kandidat për Asamblenë Komunale. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, me përkrahje për ekipin dhe qëllimet e përbashkëta.
“Falënderues për mikpritjen dhe krenar për bashkëpunimin me Ardianin – një kandidat i përkushtuar për Asamblenë, që përfaqëson vlerat e punës, ndershmërisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve,” u shpreh Shehu në fund të vizitës.
