Të fundit

Ismajli: Livoçi i Epërm është lënë pas dore, do të jetë pjesë e projekteve të mëdha

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur një tubim në Livoç të Epërm, për të cilin ka thënë se është lënë pas dore nga qeverisja aktuale e Gjilanit.

Ai në këtë tubim ka marrë pjesë me kandidaten për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi Emini.

“Biseduam hapur për problemet, por edhe për mundësitë e mëdha që i kemi përpara pas 12 tetorit. Banorët e Livoçit të Epërm e dinë mirë se kjo pjesë ka potencial të madh, por për shumë vite është lënë pas dore”, ka thënë Ismajli.

“Kjo do të ndryshojë. Në planin tonë për qeverisjen e ardhshme, Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha që do të prekin çdo familje në të gjitha sektorët”, ka thënë ai.

“Faleminderit për pritjen, për besimin dhe për fjalët e sinqerta.  Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e themi, do ta bëjmë duke qeverisur bashkë.  Vetëm të bashkuar do ta vendosim përpara Gjilanin dhe do ta kthejmë Livoçin e Epërm në një model të zhvillimit dhe jetësimit të ndryshimeve të jashtëzakonshme”, ka thënë Ismajli.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci