Të fundit

Komuna e Junikut vazhdon partneritetin me Komisionin Evropian përmes iniciativës CiViTAS

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se është konfirmuar vazhdimi i partneritetit të Komunës me programin CiViTAS, një iniciativë e Komisionit Evropian që synon përmirësimin e jetesës në qytete përmes zgjidhjeve të qëndrueshme dhe inovative.

Ky bashkëpunim do të sjellë përfitime të rëndësishme për Junikun në fusha kyçe si menaxhimi i mbeturinave, transporti i qëndrueshëm, energjia e ripëritshme dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Shehu ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet shtyllë qendrore e vizionit politik të udhëheqjes së Komunës, dhe se puna do të vazhdojë me përkushtim për ruajtjen dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve në dobi të të gjithë qytetarëve të Junikut, pa dallim.”

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci