Të fundit

Burim Krasniqi mban tubim në Opterushë, prezantohen projekte zhvillimore për fshatin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Rahovecit në Zgjedhjet Lokale 2025, Burim Krasniqi, ka ftuar qytetarët e Opterushës në një tubim elektoral që do të mbahet sonte, në përkrahje të Eqerem Spahiut, asamblistit të njohur dhe një prej figurave të dalluara të LDK-së në këtë rajon.

Në këtë tubim, Krasniqi do të prezantojë një sërë projektesh zhvillimore të dedikuara për Opterushën, përfshirë:

  • Transport me autobus Opterushë–Rahovec

  • Kubëzim i rrugicave në lagje

  • Finalizim i kanalizimit në të gjitha lagjet

  • Funksionalizim i ujit të pijshëm nga K.R.U. Gjakova

  • Rikthim i sistemit të ujitjes (pikë-pikë) nga projekti i dikurshëm

  • Ndërtim i objektit multifunksional

  • Funksionalizim i fushës së sportit “Nahit Bytyqi”

  • Pastrim i lumit nga burimi deri në Reti

  • Rregullim i rrugëve fushore me zhavorr

  • Hapje e rrugës që lidh Opterushën me Zoqishtin dhe Retin

  • Ndërtim i kanalit për ujitjen e tokave (Opterushë–Reti)

“Opterusha ka qenë gjithmonë pjesë e angazhimit tonë. Sonte prezantojmë projekte konkrete për zhvillimin e saj. Hajdeni krejt, mos mungoni,” u shpreh Krasniqi në postimin e tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci