Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka thënë se prioritet i tyre është rritja e numrit të fëmijëve dhe të rinjve të angazhuar në aktivitete sportive.
Kupina ka premtuar edhe se do të punojnë për kushte më të mira të klubeve dhe sportistëve.
“Rritja e numrit të fëmijëve dhe të rinjëve të angazhuar në aktivitete sportive është prioritet i Lidhjes së Prishtinës. Do të punojmë vazhdimisht për kushte më të mira të klubeve dhe sportistëve tanë përfshirë rritjen e subvencioneve.
Këtë iu premtuam bashkë me Gazmend Gashin, kampion i shumëfishtë në boks dhe tani kandidat i Lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal, një grupi të rinjëve të cilët ushtronin me shumë pasion në klubin Cell Active.#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115”, shkroi ai.
