Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet një pjesë e qytetit me rrugë të asfaltuara, ndriçim publik funksional dhe komunikacion të rregullt.
Në mbishkrimin e videos, Gjini ka shkruar shkurt: “Mirëmëngjesi Gjakovë”, duke përcjellë një mesazh pozitiv për qytetarët.
