Të fundit

Aleanca vendos kushte për mbështetje të formimit të institucioneve

Aleanca ka renditur disa kërkesa që duhet të plotësohen nga Lëvizja Vetëvendosje nëse do ndihmën e saj për formimin e institucioneve.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij nuk synon pjesëmarrje në qeverisë, por se ka disa kërkesa nëse dikush i kërkon ndihmë.

“E para institucionet e reja duhet qartë të pranojnë orientimin strategjik, ta pranojnë projektin e gazit amerikan menjëherë. Institucionet duhet menjëherë ta ngrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro. Menjëherë tokat e punuara të lirohen nga tatimi në pronë. Kërkojmë që institucionet menjëherë duhet t’i buxhetojnë si të plota ndërtimin e infrastrukturës jetike, si rruga për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, janë të buxhetuara prandaj nuk punohet. Të zotohen se për Prishtinën duhet të ndahen në 5 vjetët e ardhshme 800 milionë deri 1 miliard euro sepse po bëhet e pajetueshme”, ka thënë Gjini.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci