Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri është takuar me dhjetëra studentë nga qyteti i tij.
Ai ka thënë se gjatë bisedës me studentët ka diskutuar për tri zotime konkrete për ta.
“Studentët e Mitrovicës, sa herë që flas me ta, më frymëzojnë me ide kreative dhe zgjidhje të guximshme. Në këtë bisedë të hapur dhe plot energji, diskutuam edhe për tri zotime konkrete nga ana ime”, ka thënë Tahiri.
Rritje e numrit të bursave për të gjithë studentët;
Krijim i programeve praktike që i lidhin me tregun e punës;
Mbështetje e vazhdueshme institucionale gjatë gjithë mandatit tim.
“Ata i garantova se asnjë vendim në Komunën e Mitrovicës nuk do ta marr për studentët, pa studentët”, ka thënë Tahiri.
